E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hillary Clinton nuk dorëzohet, mund  të garojë për zgjedhjet presidenciale 2020
Bota

Hillary Clinton nuk dorëzohet, mund të garojë për zgjedhjet presidenciale 2020

Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, kryetar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut pranë Bill dhe Hillary, janë të bindur për këtë.

Ish-zonja e parë, konfirmojnë të dy për Wall Street Journal, zotëron 75% të popullaritetit në mesin e demokratëve dhe është një mision që duhet të arrihet: duke u bërë presidentja e parë grua. Dhe ajo nuk mund ta lërë pa hakmarrje thirrjen e mbështetësve të Trump: “lock her up”, thënë në shqip ‘futeni në burg’.

Ish-sekretarja e shtetit, shkruajnë Penn dhe Stein, “nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës” dhe ëndrrës që e ndjek prej më shumë se 30 vjetësh.

Dhe versioni i ri i Hillarit – shpjegojnë ata, do të jetë shumë më liberale dhe afër të majtës së partisë, do të mbështesë lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale #metoo dhe do të luftojë për masa shtrënguese në posedimin e armëve.

Clinton do të jetë shumë më shumë në mesin e njerëzve dhe do të jetë shumë më e përfshirë në fushatën elektorale, në të cilën ajo dëshiron të jetë protagoniste absolute duke bërë që këtë herë burri i saj Bill dhe Barack Obama të marrin vetëm rolin e mbledhjes së fondeve.

Në fakt ajo do të rrethohet nga ekip grash të forta dhe profesioniste. “Mos i kushtoni vëmendje deklaratave në të cilat Hillary pretendon se nuk dëshiron të kandidojë, madje edhe Klinton dhe Obama e bënë këtë deri në ditën kur ata deklaruan se donin të garonin”, shkruaj Penn dhe Stein. “Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të hyjë më vonë, por është e sigurt se, në një mënyrë apo tjetër, Hillari 4.0 po vjen”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.