Hiqet mbikalimi i Yrshekut, qytetarët izolohen, nuk shkojnë dot as në punë
Banorët e zonës së Yrshekut po përballen me një situatë të vështirë pas heqjes së mbikalimit të Yrshekut, i cili ka shkaktuar vështirësi në kalimin e qytetarëve në anën tjetër për të përdorur autobusët që i drejtohen Vorës dhe anasjelltas.
Ata thonë se dy ditë pas heqjes së mbikalimit, nuk ka asnjë punonjës që po vazhdon punimet duke përkeqësuar më tej situatën.
Sipas tyre, ditën e djeshme autoritetet lokale i kanë njoftuar se do të kishte një bllokim për 4-5 orë, por deri tani nuk ka asnjë përparim në punimet e mbikalimit.
Kjo situatë ka shkaktuar një kaos të madh për banorët, pasi është një zonë e populluar dhe industriale, ku trafiku është i rënduar dhe nevojat për transport janë të shumta.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem dhe për të rikthyer normalitetin në përditshmërinë e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



