E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e Fatjonit, 10-vjeçarit të braktisur nga prindërit
Lajme

Historia e Fatjonit, 10-vjeçarit të braktisur nga prindërit

Jeton me gjyshërit në varfëri ekstreme

Një histori e rëndë vjen nga fshati Kuç i Zi, në Bashkinë e Korçës, ku 10-vjeçari Fatjon Braho po rritet në kushte tepër të vështira, i braktisur nga prindërit dhe nën kujdesin e gjyshërve të tij të moshuar.

Rasti është bërë publik nga Xhensil Shkëmbi, i cili rrëfen se Fatjoni vuan nga epilepsia, sindroma Down, ka probleme me ecjen dhe nuk flet. Sipas tij, nëna është larguar dhe ka krijuar një familje tjetër, ndërsa edhe babai e ka braktisur.

Sot për Fatjonin kujdesen vetëm gjyshi, Ramadani, dhe gjyshja. Asnjëri prej tyre nuk përfiton pension, ndërsa ndihma ekonomike prej rreth 30 mijë lekësh të vjetër që merrnin më parë u është ndërprerë. Për të siguruar të ardhura minimale, gjyshi detyrohet të shkojë në mal për të prerë dru, me shpresën se do të mund të sigurojë bukën e përditshme për familjen.

Edhe banesa ku jetojnë është në gjendje të rënduar. Sipas dëshmisë së publikuar, shtëpia është pothuajse e rrënuar dhe nuk ofron kushtet minimale të jetesës, ndërsa familja pretendon se nuk ka marrë asnjë vizitë apo mbështetje nga institucionet vendore.

Përmes këtij denoncimi bëhet thirrje që institucionet shtetërore, Bashkia e Korçës dhe strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të vlerësuar gjendjen e familjes Braho dhe për të ofruar mbështetje sociale, ekonomike dhe shëndetësore, veçanërisht për vogëlushin Fatjon, i cili ka nevojë për trajtim dhe kujdes të specializuar.

Autori i denoncimit u bën gjithashtu apel organizatave humanitare dhe çdo qytetari që ka mundësi të ndihmojë familjen, duke theksuar se nuk administron fonde apo donacione. Kush dëshiron të kontribuojë, mund të kontaktojë drejtpërdrejt familjen ose ta vizitojë atë personalisht.

Numri i kontaktit i gjyshit, Ramadan Braho, është: 069 630 9457.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.