Këngëtarja Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit në York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej…
Analisti Arjan Curi tregoi në Top Story bisedat e biznesmenit Elton Ilirjani me artisten Parashqevi Simaku. “I ka treguar Eltonit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij”, zbuloi Curi.
“Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Haçhikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim. Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim. Unë mendoj se si Eltoni, askush nuk mund të kujdesej më mirë për një artiste si ajo. Ai ka marrë miratimin e familjarëve, ka marrë kontakt me autoritetet shqiptare. Këto ditë, ai do ta çojë Parashqevinë nëpër vizita, sepse ajo ka vite q nuk shkon nëpër mjekë”, tregoi Curi.
Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gëzim Nika, zbuloi më shumë detaje për jetën e Parashqevi Simakut në SHBA.
Takimi i fundit me Simakun ka qenë në vitin 2008, tha Nika, ndërsa rrëfeu se Parashqevia i ka thënë se nuk do të këndojë më.
Në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Nika tha se ky i fundit ka deklaruar se ka jetën e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë informacion për djalin e ikonës së muzikës shqiptare.
“Dua të përshëndes dhe uroj Benin (vëllain e Parashqevisë). Ajo (Parashqevia) tani ka nevojë për pasaportë. Duhet t’i bëjë gjërat nga fillimi. Kam pasur bashkëpunim që në ‘88. Kemi lajmëruar Fadil Berishën, më pas më thgirri Berni dhe folëm. E kemi kërkuar shumë herë, por nuk e gjetëm. Tani në fund më thotë Beni ‘më bën një garanci’. ‘Po’ i thashë, erdhi në shtator.
Kur e kam parë më ka rënë lot nga sytë. Filloi të këndonte me mua. Kur u bë recitali në vitet ’90 më çuan mua dhe Parashqevinë 1 muaj në Zvicër. Koncertin e fundit që kemi bërë ka qenë unë, Anxhelina dhe Aurela. Kam biseduar në vitin 2008 më të. E thirra dhe më tha “nuk këndoj më”. I shoqi ka thënë “unë kam jetën time”, kishte një nuse 36-37 vjeçe. Për djalin s’di gjë.”, tha Nika.
Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij.
Në një intervistë për “Top Story”, Arben Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë. Ndërkohë, ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirjani, që po kujdeset për Parashqevinë.
“E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet. Unë nuk do shkoj, por do dërgoj, djali ishte atje edhe për ta kërkuar. Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin”.
Mes emocionesh, ai kujton kohët me motrën. “Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.