Holanda vendos: Do paguajmë faturat e energjisë për qytetarët që nuk munden vetë
Qeveria holandeze ka vendosur të ndajë 150 milionë euro për paguar fatuarat e energjisë elektrike për njerëzit që nuk kanë mundësi të paguajnë vetë.
Në media thuhet se këto para do të përdoren për të parandaluar ndërprerjen e energjisë elektrike te ata qytetarë që nuk munden të paguajnë faturat vetë.
Qeveria do të krijojë një fond për të paguar faturat e qytetarëve që u detyruan të ndryshojnë kontrata këtë vit, duke nënshkruar një më të shtrenjtë dhe që mund të dëshmojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë faturat.
Fondi do të financohet pjesërisht nga furnizuesit e energjisë, pasi gjithashtu do t’i mbronte ata nga falimentimi nëse klientët e tyre nuk mund të paguanin.
Mediat holandeze javën e kaluar raportuan se qeveria do të njoftojë se do të shpenzojë rreth 16 miliardë euro në vitin 2023 në një përpjekje për të ndihmuar njerëzit të paguajnë faturat në rritje për energjinë dhe ushqimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



