E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Korçë, 66-vjeçari gjendet i djegur në makinë
Flash

Horror në Korçë, 66-vjeçari gjendet i djegur në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës mëngjesin e kësaj të marte, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të përfshirë nga zjarri.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku gjatë ndërhyrjes është konstatuar se në sediljen e përparme të pasagjerit ndodhej i pajetë shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima mund të ketë kryer akt vetëdjegieje brenda automjetit, por kjo mbetet ende një pistë hetimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autoritetet po punojnë për të sqaruar në detaje rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.