Horror në Kosovë, prindërit dhunojnë barbarisht 5-vjeçarin
Një rast tronditës është raportuar në Prishtinë, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës dhe keqtrajtimit të vazhdueshëm nga prindërit e tij.
I mituri është transportuar me urgjencë në Klinikën e Pediatrisë, ku ndodhet nën kujdes intensiv. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zonën e shputave, e realizuar nga ekipet e Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Gjatë operacionit gjendja e tij është mbajtur stabël, ndërsa aktualisht vijon trajtimin dhe monitorimin e vazhdueshëm nga mjekët.
Sipas autoriteteve, prindërit e fëmijës, të identifikuar me inicialet A.K. dhe V.P., janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shkelja e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa organet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



