E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoyt Brian Yee përgënjeshtron emërimin si ambasador i SHBA në Maqedoni
Bota

Hoyt Brian Yee përgënjeshtron emërimin si ambasador i SHBA në Maqedoni

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur poshtë lajmin që qarkulloi në media se ai do të emërohej ambasadori në Shkup. Në një intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak “N1”, të sjellë në shqip nga “Tetova sot”, Yee tha se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht.

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendësndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee.

Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara nga ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.