Humb jetën shoferja 19-vjeçare, plagoset edhe pasagjeri
Policia thotë se aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së martës rreth ores 22:35 në bypassin e Fierit, në fshatin Pojan.
Drejtuesja e mjetit ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



