E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari në Has
Lajme

Humbi kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari në Has

20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, është gjetur shëndoshë e mirë, pas disa orësh kërkimesh në zonën malore ku kishte humbur kontaktet me familjen.

I riu ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës për të kontrolluar lopët që ndodheshin në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë. Por, ndryshe nga herët e tjera, ai nuk ishte kthyer në shtëpi dhe familjarët nuk kishin mundur të komunikonin me të.

Situata kishte shkaktuar shqetësim te familja, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij nisën në terrenin e bjeshkëve. Në operacionin informal të kërkimit u përfshinë familjarë, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët kontrolluan disa pjesë të territorit për të lokalizuar 20-vjeçarin.

Pas disa orësh kërkime, Kastrati është gjetur dhe fatmirësisht rezulton në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi për gjetjen e tij ka qetësuar familjarët dhe banorët e zonës, të cilët prej mbrëmjes së së dielës kishin qenë në ankth për fatin e të riut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.