E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar për vrasjen e Vajdin Lajmat dhe Klodian Saliut, Kosova lejon ekstradimin e Indrit Taullait
Publik News

I akuzuar për vrasjen e Vajdin Lajmat dhe Klodian Saliut, Kosova lejon ekstradimin e Indrit Taullait

Autoritetet e Drejtësisë në Kosovë kanë pranuar kërkesën e homologëve shqiptarë, për ekstradimin në Shqipëri të Indrit Taullait.

Taullai u ndalua në Kosovë pak kohë më parë, pasi SPAK në Shqipëri kishte lëshuar urdhër-arresti për të, pas zbardhjes së vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura vite më parë.

Nën akuzë për këto dy vrasje janë Luftar Reçi (i penduari i drejtësisë), Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Viktor Ymeri.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetërin, 15 vite më parë kanë organizuar dhe më pas kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Klodian Saliun. Dëshmia e Luftar Reçit për Policinë dhe Prokurorinë ka bërë që këto ngjarje të zbardhen dhe të akuzuarit të dalin para drejtësisë.

Ndërkohë, pak kohë më parë në Dubai është arrestuar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Shqipëria, Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, i përfshirë gjithahstu në dy vrasjet e sipërpërmendura. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet atje për ekstradimin e Dervishajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.