I besuari i Berishës në SHBA bëhet pjesë e administratës së Trump
Sali Berisha duket se ka korrur fitoren e parë me rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump ka zgjedhur ish-ligjvënësin e Nju Jorkut, Lee Zeldin për të shërbyer si administrator i tij i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.
Lee Zeldin është një nga njerëzit që e ka ngritur disa herë çështjen e “non gratës” së Berishës kur ishte në Kongres. Ai madje u përplas dhe me Sekretarin Blinken për këtë çështje. Ai i ka dërguar dhe një letër ku mbronte Berishën. Nuk dihet se sa do ta ndihmojë tani Berishën që t’i hiqet “non grata”, pasi Trump e ka deleguar te Mjedisi.
“Është një nder të bashkohem me kabinetin e Presidentit Trump si Administrator i EPA. Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA-së, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automobilave për të rikthyer vendet e punës në Amerikë dhe do ta bëjmë SHBA-në lider global të AI. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur qasjen në ajër dhe ujë të pastër”, postoi Zeldin sot në X.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



