I BURGOSURI U ARRATIS DJE NË MËNYRË SPEKTAKOLARE NGA GJYQI, ARRESTOHEN SOT 2 PUNONJËS TË POLICISË
Ditën e djeshme si rrallë herë, është arratisur nga ambientet e gjykatës së Apelit në Gjirokastër 24-vjeçari Saimir Ahmeti. Sakaq janë arrestuar dy punonjës të IEVP Sarandë.
Të arrestuarit janë Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
“Në datë 07.02.2018 nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017 në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP Sarandë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve.
Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë shtetasve, Njazi Kaçupaj, i biri i Hasan dhe Tajane, i datëlindjes 25.03.1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë dhe Fatjon Idrizi, i biri i Hekuran dhe i Mufire, i datëlindjes 19.05.1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi;
Më datë 07.02.2017, gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.
Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i ndryshuar.
Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”.
Kujtojmë se i arratisuri Saimir Ahmeti u arrestua nga policia pas denoncimit të ish vjehrrës se i përndiqte të bijën, me të cilën kishte bashkëjetuar, por pa dëshirën e prindërve të vajzës. Ai mundi arratiset nga gjykata përmnes dritares së tualetit të gjykatës por është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



