E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dehur në Kuvend? Reagon Paloka: Absolutisht jo, isha i revoltuar nga ofendimet e Ramës ndaj kolegëve të opozitës!
Lajme

I dehur në Kuvend? Reagon Paloka: Absolutisht jo, isha i revoltuar nga ofendimet e Ramës ndaj kolegëve të opozitës!

Reagon Bujar Leskaj: Po për Ramën që kishte pirë drogë, do marrin masë?

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas tensioneve të krijuara në Parlament ku ai debatoi me kryeministrin Edi Rama, madje duke iu afruar në një moment edhe foltores.

Pas këtij incidenti, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij dhe të deputetit Bujar Leskaj nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, me arsyetimin se “ishin të dehur”.

Në një prononcim për ABC News, Paloka i ka hedhur poshtë këto pretendime. Ai është shprehur se ishte i revoltuar me qëndrimin e Ramës një ditë më parë ndaj deputetëve të opozitës.

Paloka tha se nuk ishte i pranishëm dje në seancë, ndaj nuk mund t’ia lejonte Ramës që të fyente demokratët.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, tha Paloka.

I pyetur për kërkesën e socialistëve për ta përjshtuar së bashku me Bujar Leskajn nga Parlamenti për 10 ditë, Paloka sqaron: 

“Do të duhej që të ishte përjashtuar Edi Rama për atë gjuhë prej ordineri që përdori një ditë më parë. Janë fyerje që i kanë parë dhe dëgjuar të gjithë shqiptarët. Në ekran. Live. Këtë duhet të shohin socialistët”, theksoi Paloka.

Dy deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë debatuar me kryeministrin Edi Rama. Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij.

Pas këtij episodi, Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së. Sipas socialistëve, përjashtimi i tyre është kërkuar “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.

Pas këtij incidenti, ka reaguar deputeti demokrat Bujar Leskaj. Në një prononcim për Neës24, ai u shpreh:

“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se dhe Rama kishte pirë drogë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.