E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar me 15 vite burg, arrestohet në flagrancë i shumëkërkuari në Vlorë (EMRI)
Lajme

I dënuar me 15 vite burg, arrestohet në flagrancë i shumëkërkuari në Vlorë (EMRI)

Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg.

Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat u kap në banesë, në fshatin Lapardha. shtetasi:

Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

31 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativasi ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.