E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar për kontrabandë, deputeti Ylli Shehu mori mandatin
Politikë

I dënuar për kontrabandë, deputeti Ylli Shehu mori mandatin

Deputeti më i ri i Kuvendit Ylli Shehu ka patur një raport disi të vështirë dhe jo shumë korrekt me ligjin e  dekriminalizimit.

Menjeherë pas miratimit të këtij ligji në Kuvend në vitin 2016, të gjithë deputetët dhe funksionarët e lartë depozituan pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit. Asokohe deputeti Shehu, nuk kishte pasqyruar në formular vendimin gjyqësor të formës së prerë të 29 marsit 2007, ku dënohej për kontrabandë mallrash, me 200 mijë lekë gjobë. Pas verifikimeve, Prokurorja Rovena Gashi iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkoi ndërprerjen e mandatit të deputetit Shehu.

Nga KQZ, mësohet se Shehu bëri plotësimet e nevojshme pak më vonë, e për pasojë nuk u mor asnjë vendim për ndërprerjen e mandatit.
Kjo eksperiencë siç duket e bëri Ylli Shehun më të përgjegjshëm në plotësimin e formularit të dekriminalizmit, para zgjedhjeve politike të vitit 2017, kur kandidoi me LSI-në, duke u renditur i nënti në listen e kandidateve për tiranën.Në formular ai e kishte paraqitur vendimin e vitit 2017 e për pasojë nuk pati problem të vijonte garën elektorale.
Edhe në formularin e dytë që paraqiti po pranë KQZ-së më 1 mars 2019, për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së Floida Kërpaçit, Shehu kishte pranuar se ishte dënuar marsin e 2017-s për kontrabandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.