E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I dërgonte vëllait 300 euro çdo muaj”- E përlotur shoqja e të ndjerës në Shkodër: Kërkova ta takoj, por….
Publik News

“I dërgonte vëllait 300 euro çdo muaj”- E përlotur shoqja e të ndjerës në Shkodër: Kërkova ta takoj, por….

Shoqja e Diana Vukës, të ndjerës që u vra nga vëllai mbrëmjen e 4 qershorit në Shkodër, tregon për “Panorama” se viktima kishte ardhur për pushime nga Gjermania dhe që të premten nuk përgjigjej në telefon.

Rajmonda Sokoli thotë se Diana ishte një person shumë i mirë që e ka ndihmuar të vëllain me gjithçka, por ai i mori jetën.  Diana i dërgonte të vëllait çdo muaj 300 euro.

Autori i krimit njihej si një person që kishte probleme me alkoolin dhe luante shpesh bixhoz.

“Dianën e kam njohur si një njeri të mrekullueshëm. Kemi bërë planet për të ardhur për të kaluar kohë në Velipojë bashkë. Nuk më besohet ende. Diana ka qenë një shoqe e mirë, një motër e mirë, e ka ndihmuar gjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj si ka ndodhur kjo punë. Më ka thënë 300 euro në muaj i ka çuar për çdo muaj. E kanë dashur të gjithë në Gjermani”, tregon ajo.

Shtetasja Rajmonda Sokoli tregon që shoqja e saj që të premten nuk përgjigjej. Ajo rrëfen se të premten i kishte thënë të mos shkonte në shtëpi pasi ishte me njerëz.  “Hë moj shpirt ku je i thashë, më tha: Jam në shtëpi. I thashë-po vij- më tha jo sot mos hajde, dëgjohemi nesër. E kam marrë të nesërmen për çdo minutë, i kam thënë të lutem dil por nuk më ka dalë.”

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58 vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau.

Pak ditë më parë autori i dyshuar i vrasjes ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58 vjeçares. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:

“A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”, duke nënkuptuar se e kishte vrarë.

Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se: “Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që e konsumonte gjithë kohën. Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e viktimës e cila e ka ndihmuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.

Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj dhe ka telefonuar miken duke i thënë “eja se Fabian ka bërë planin për të më vrarë”. Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Ndërkohë edhe para afro 3 viteve 55 vjeçari e ka rrahur motrën e tij e cila fillimisht ka bërë denoncim në polici por më pas e ka tërhequr. Sot më 7 qershor Diana Vuka do festonte 58 vjetorin por tre ditë më parë vëllai i saj i mori jetën. Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë ndërsa policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera. Fakti që e ka qëlluar me një pistoletë me silenciator ka bërë që komshinjtë të mos dëgjojnë asgjë ndaj edhe viktima ka qëndruar dy ditë e pajetë në shtëpi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje tragjike në Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.