Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, zbulohet skema për t’u arratisur përmes Shqipërisë
Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.
Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.
“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.
Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.
Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



