I ka mbaruar mandati i tij në Gykatën e Lartê, Dvorani ka dorëzuar një letër sqaruese
Ardian Dvorani, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka depozituar në KLGJ qëndrimin e tij në lidhje me pretendimet e Presidentit të Republikës, që kërkon largimin e tij nga detyra, në limitet e afatit kohor që KLGJ kishte përcaktuar për të.
Burime në KLGJ, shprehen se përmes shkresës së dërguar në këtë institucion, Dvorani thekson se Presidenti Meta duhet të jetë më i përmbajtur në qëndrimet e tij pasi për të disatën herë godet institucionet e pavarura.
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi argumenton se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë t’i kërkojë KLGJ-së largimin nga detyra të një anëtari të Gjykatës së Lartë.
Dvorani vlerëson se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pretendimin e ngritur nga Presidenti i Republikës.
Dvorani nënvizon se emërimet në Gjykatën e Lartë nuk bëhen si emërimet në Gjykatën Kushtetuese, vakancat nuk shpallen për emra të përveçëm, por për pozicionet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



