I prekur nga koronavirusi, një ditë më parë zv. ministri
Zëvendës ministri i shëndetësisë së Iranit, Iraj Harirchi është prekur nga koronavirusi.
Në një video të postuar në Twitter, të realizuar nga agjensia e lajmeve Fars, ai tha se ishte infektuar, por që ‘sigurisht që do ta mposht koronavirusin’.
Mirëpo sot është bërë publike gjithashtu video e një dite më parë, ku shihet zv. ministri iranian në konferencë për shtyp, nervoz dhe i bërë “ujë në djersë’.
Ai është izoluar menjëherë sot në karantinë ndërsa në Iran janë 95 të prekur, 15 viktima dhe vetëm 3 të shëruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



