E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu me FORD i zuri prit AUDIT luksoz dhe nisi të qëllonte, shoferi e mori para dhe e hodhi mbi trotuar
Publik News

I riu me FORD i zuri prit AUDIT luksoz dhe nisi të qëllonte, shoferi e mori para dhe e hodhi mbi trotuar

detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit, te rruga “Bill Klinton”.

Burime të sigurta, bëjnë me dije se ajo që u përfol fillimisht si aksident ka qenë një atentat, i cili nuk ka shkuar siç duhet. Mjeti tip Ford Focus që u largua nga vendngjarja me karoatrecin e Policisë së Shtetit dhe kishte përfunduar mbi trotuar, është përdorur nga atentatori, i cili më pas e braktisi.Drejtuesi i këtij mjeti, i ka zënë prit një mjeti tjetër tip Audi dhe ka nisur ta qëllojë fillimisht me levë hekuri duke i thyer xhamat.

Por menjëherë, shoferi i Audit luksoz i ka dhënë gaz dhe e ka marrë përpara Fordin që i kishte zënë rrugën duke e hedhur mbi trotuar, në hyrjen e një shtëpie në krah të rrugës. Kur ka parë se nuk e ka realizuar dot atentatin , i riu drejtues i Ford-it, ka marrë dokumentat nga makina dhe “ia ka futur vrapit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur më pas forcat e policisë që kanë dokumentuar provat dhe një karoatrec që ka marrë mjetin e braktisur të atentatorit. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa nuk dihet as identiteti i të përfshirëve në atentat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.