I riu shqiptar, po lufton me jetën sepse ka folur gjuhën e tij amtare në Serbi
Të lindur në vitin 1999 dhe punëtorë në Serbi, dy të rinj shqiptarë u rrahën barbarisht këtë fundjavë nga një grup serbësh, për arsyen e vetme sepse po flisnin shqip.
Dy djemtë kanë marrë dëmtime të rënda, por njëri prej tyre ndodhet në rrezik serioz për jetën, pasi ka marrë goditje të rënda në kokë dhe ai quhet Çlirim Maloku.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë racizmi ka reaguar edhe Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA.
Çitaku ka publikuar foton e Çlirimit, për të cilin shprehet:
Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend!”
Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq i lënduari tjetër G.B, raportohet se ka pësuar lëndime më të lehta trupore. Ky i fundit ka folur pas sulmit që i ka ndodhur në qytetin serb.
Ai për “Blicin” serb ka rrëfyer edhe momentin e sulmit. “Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë atij në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë”, ka thënë B.G, i cili nga mediat serbe thuhet se flet serbisht dhe jeton në Novi Sad.
Nderkohe qe per gjendjen e tyre shëndetësore kanë folur edhe nga spitali. “Të dy djemtë janë dërguar në Qendrën Klinike. Njëri ka qenë i lënduar më lehtë dhe është derguar për në shtëpi. Ndërkaq, tjetri ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar operacionit. Gjendja e tij është stabile tanimë”, ka thënë sekretari provincial i shëndetësisë, Zoran Gojkoviq.
Kujtojmë se në lidhje me sulmin në fjalë kanë reaguar të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës.
Ata kanë kërkuar që fajtorët lidhur me këtë ngjarje të sillen para drejtësisë, duke shtuar se kjo ngjarje dëshmon se nuk ka lëvizje të lirë në shtetin serb.
Po ashtu, rreth kësaj ngjarjeje ka folur edhe presidenti serb Vuçiç, i cili u shpreh se autorët duhet të gjenden sa më parë dhe të vihen para drejtësisë, sepse shtetësia e askujt nuk është mbi një tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



