I riu u var në dhomat e paraburgimit, policia jep detajet: Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për…
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me 31 vjeçarin, Ilvi Meta i cili pasditen e sotme i ka dhënë fund jetës në ambientet e policisë së Kavajës.
Njoftimi i policise
Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



