Biznesmeni po tentonte t’ia kalonte këto 400 mijë dollarë vëllait të tij Ilir Gavoçi në Australi i cili është në kërkim për shkak të një vrasje të katërfishtë kryer 15 vite më parë.
Ilir Gavoçi, së bashku me truprojën e tij Ismet Oruçi, vranë në lokalin ‘Olalba’ në afërsi të gardës, 4 persona, Ali Beqjen 29 vjeç, ish-oficerin në ministrinë e Brendshme Altin Djegpaxhian, 34 vjeç, Alban Krujën 35 vjeç dhe Elvis Berberin 25 vjeç, që të kartër nga Shkodra.
Në vitin 2007 Gavoci u dënua me 5 vite por nuk u arrestua asnjëherë.
Në 2012-ën, Prokuroria kërkoi shuarjen e vendimit për shkak se nuk u arrestua gjatë këtyre 5 viteve. Kërkesa u pranua dhe ai u shpall i lirë.
NJOFTIM I POLICISË:
Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.
Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .
Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.



