E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I shkoi në orën 22:30”, Ndreca zbardh detaje të reja nga takimi i Gogut me Veliajn
Lajme

“I shkoi në orën 22:30”, Ndreca zbardh detaje të reja nga takimi i Gogut me Veliajn

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka zbardhur detaje të reja lidhur me takimin mes klientit të tij dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut.

Në një prononcim për mediat, pas shtyrjes së seancës gjyqësore ku Veliaj nuk ishte i pranishëm, Ndreca ka treguar se ministri ka shkuar për të takuar kryebashkiakun rreth orës 22:30 të mbrëmjes dhe ka qëndruar me të për rreth një orë e gjysmë.

Sipas avokatit, takimi është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut, ndërsa ai pretendon se Veliaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë zyrtare për t’u takuar me ministrin.

Ndreca ka vënë në pikëpyetje mënyrën dhe orarin e këtij takimi, duke argumentuar se një vizitë e ministrit në institucionin e vuajtjes së dënimit, nëse kishte për qëllim verifikimin e kushteve apo ushtrimin e kompetencave zyrtare, duhej të realizohej përmes një procedure institucionale dhe në praninë e inspektorëve përkatës.

“Veliaj nuk ka bërë asnjë kërkesë për të takuar Gogun. Ai nuk mund të shkojë në orën 22:30 të darkës. Nëse do të shkonte për zbatimin e detyrës, duhet të shkonte në mënyrë zyrtare, jo të takonte për një orë e gjysmë një person nën hetim në zyrën e drejtorit të burgut. Nëse ka qëllim të inspektojë kushtet në burg, duhet të shkojë me inspektorë”, deklaroi Ndreca.

Deklarata e avokatit rikthen në vëmendje pikëpyetjet mbi vizitën e ministrit të Drejtësisë në burg, veçanërisht për orarin e pazakontë dhe kohëzgjatjen e takimit me Veliajn, ndërsa ky i fundit ndodhet nën hetim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.