I shpëtoi vetingut/Flet avokati i Llallës: Suksesi i parë i reformës në drejtësi
“Reforma në drejtësi ka marrë suksesin e saj të parë”. Kështu është shprehur Sokol Hazizaj, avokati i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilit pas vendimit të sotëm të Komisionit të Posacëm të Apelimit, i ndërpritet procesi i vetingut.

“Ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, që e kishte nënkuptuar edhe KPK. Me këtë sot, ligji fitoi, e drejta gjithashtu, sot mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë. Karakteri universal apo i përgjithshëm i vendimit të KPA, do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standard fakti dhe prove, nuk lë asnjë dyshim ky vendim, edhe detyrues”- tha ai.
Pyetur për nje hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj. “Nuk kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë nuk kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”- tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



