E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vendosën emrin në listën e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Lajme

I vendosën emrin në listën e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

Juristi Jordan Daci ka reaguar publikisht pasi emri i tij u shfaq në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një deklarate, ai ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni të një propozimi të tillë dhe se nuk ka shprehur asnjëherë vullnet për të kandiduar në strukturat drejtuese të kësaj force politike.

Daci thekson se nuk është anëtar i Partisë Demokratike dhe se nuk ka paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo interes për t’u përfshirë në garën për Këshillin Kombëtar. Ai nënvizon se emri i tij nuk duhet të interpretohet si mbështetje politike apo angazhim partiak.

Në reagimin e tij, juristi shpreh respekt për personat apo strukturat që mund ta kenë propozuar, por bën të qartë se nuk është dakord me përfshirjen e emrit të tij në këtë proces.

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e

“Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj me korrektësi dhe qetësi se nuk jam anëtar i Partisë Demokratike, nuk kam paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo shprehje vullneti për të kandiduar në strukturat e saj, dhe nuk kam pasur dijeni paraprake për një propozim të tillë.

Duke ruajtur respektin për çdo qytetar apo strukturë që mund të ketë vlerësuar emrin tim, si dhe duke falënderuar cilindo propozues që mund të ketë vepruar me mirëbesim, më duhet të shprehem qartë se nuk pajtohem me përfshirjen e emrit tim në këtë proces dhe kërkoj që ai të mos konsiderohet si shprehje e vullnetit tim personal, profesional apo publik.

Aktualisht, zgjedhja ime institucionale dhe profesionale është e lidhur me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, i qëndroj me përgjegjësi të plotë parimeve kushtetuese të pavarësisë, paanësisë, integritetit dhe mospërfshirjes në veprimtari politike, të cilat janë thelbësore për çdo kandidat që synon t’i shërbejë vendit në një funksion të tillë të lartë kushtetues.

Ky sqarim nuk synon të krijojë debat publik, polemikë apo keqkuptim politik, por vetëm të shmangë çdo interpretim të pasaktë mbi pozicionin tim. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e këtij procesi politik, dhe emri im nuk duhet të përdoret apo të interpretohet si shenjë përkatësie, mbështetjeje apo angazhimi partiak.

Do të vijoj me seriozitet, përulësi dhe përgjegjësi rrugën institucionale të kandidimit për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se, nëse organet përkatëse të emërtesës do të më besojnë këtë detyrë, do t’i shërbej Republikës së Shqipërisë vetëm mbi bazën e Kushtetutës, ligjit, pavarësisë dhe interesit publik”, shprehet Daci.

Juristi e lidh qëndrimin e tij edhe me kandidaturën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky proces kërkon respektim të plotë të parimeve të pavarësisë, paanësisë dhe integritetit, çka e bën të papajtueshme përfshirjen në aktivitete apo procese me natyrë politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.