I vendoset tritol në makinën e policit, autori monton lëndën plasëse dhe largohet
Autori vendos tritol në gomën e parë të automjetit që ndodhej i parkuar dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq që raportohen vetëm dëme materiale në makinën e policit.
Disa persona janë shoqëruar nga “blutë”, pasi dyshohen se mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



