I vuri flakën babait, zbardhet dëshmia e vajzës: Ziheshim vazhdimisht!
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dibër, ku një 43-vjeçare dyshohet se i vuri flakën babait të saj 89-vjeçar, pasi e spërkati me benzinë teksa ai ndodhej duke fjetur.
Gjatë dëshmisë para hetuesve, gruaja ka deklaruar se mes saj dhe të atit kishte pasur konflikte të shpeshta. Sipas dinamikës së rrëfyer prej saj, ajo kishte pritur që 89-vjeçari të binte në gjumë, më pas e kishte spërkatur me benzinë dhe i kishte vënë flakën, përpara se të largohej nga dhoma.
Si pasojë, i moshuari ka pësuar djegie të rënda në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa po merr trajtim mjekësor në Tiranë.
Ngjarja u raportua në polici nga fqinjët, të cilët ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit.
Policia ndaloi vajzën 43-vjeçare, ndërsa ndaj saj është ngritur akuza për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa e dyshuara pritet të dalë përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



