‘I zbrazi mbeturinat si lopë’, kapet ‘mat’ trimi dhe fëlliqet publikisht
Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga një rast ndotjeje mjedisore, ku një qytetar është kapur duke hedhur mbeturina në rrugë dhe është ndëshkuar nga autoritetet.
Sipas Ballës, personi në fjalë është identifikuar nga Policia Bashkiake, është gjobitur dhe është detyruar të mbledhë vetë mbeturinat që kishte hedhur në mënyrë të paligjshme.
Në pamjet e publikuara shfaqet momenti i ndërhyrjes së uniformave blu, procesverbali i kundërvajtjes administrative, si edhe pastrimi i zonës së ndotur.
“Shikojeni, shikojeni këtë “trimin” tjetër që i zbras mbeturinat, si lopa b..gën, mu në mes të rrugës. Edhe ky u kap, u identifikua, mori gjobën por edhe mbeturinat me vete. I ngarkoi edhe vetë,” shkruan Balla,
Autoritetet theksojnë se aksionet kundër ndotjes mjedisore do të vijojnë, ndërsa qytetarët paralajmërohen se çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit, përfshirë gjoba dhe masa detyruese për pastrimin e zonave të ndotura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







