E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zhdukur prej ditësh, kush është 35-vjeçari nga Mallakastra që u gjet i vdekur
Publik News

I zhdukur prej ditësh, kush është 35-vjeçari nga Mallakastra që u gjet i vdekur

Policia ka lajmëruar se ka gjetur pa shenja jete 35-vjeçarin Erald Mejdani, që ishte zhdukur prej disa ditësh dhe familjarët kishin denoncuar largimin e tij nga banesa.

35-vjeçari ka humbur kontaktet disa ditë më parë kur po kthehej për në shtëpi, pasi ishte kapur nga policia greke.

Mejdani kishte kohë që jetonte në vendin fqinj, Greqi. Pas mbërritjes në tokën shqiptare, ai ka qëndruar në Gjirokastër te një kushëri i tij dhe të nesërmen kishte kontaktuar me prindërit në rrjete sociale, duke iu thënë se do të nisej për në shtëpi.

Momenti i fundit i Mejdanit ka qenë takimi përshëndetës me kushëririn e tij, teksa hipte në makinë që bënte linjën e Tiranës.

Babai i Eraldit ka thënë në polici se djali, përpara se të kthehej në Shqipëri, është ndaluar nga policia greke. Ai besohet se është mbajtur në paraburgim në vendin fqinj, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Babai ka deklaruar se gjatë kohës që i biri ka qenë në paraburgim në shtetin grek, ka qenë në depresion, e mjekët i kanë dhënë ilaç për pagjumësinë.

Ndërsa, sot policia ka njoftuar se ka gjetur 35-vjeçarin pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka vdekur nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.