E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zhysnin në borxhe, si përdoreshin kolumbianet për prostitucion
Lajme

I zhysnin në borxhe, si përdoreshin kolumbianet për prostitucion

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet kriminal të specializuar në trafikimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe Azia Qendrore, të cilat më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtatë persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit janë: Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu. Grupi kriminal kishte bazën në një hotel në qendër të Tiranës, pranë zonës së njohur si “Tregu Çam”.

Koka e këtij rrjeti në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babai i tij, Giraldo Bentacur, është drejtuesi kryesor i grupit kriminal në Europë. Ky i fundit është një nga emrat më të njohur të krimit në Kolumbi dhe drejton rrjete prostitucioni në disa vende evropiane.

Lukas Bentacur
Giraldo Bentacur

Operacioni ndërkombëtar në Kolumbi

Për arrestimin e Lukas Bentacur në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë të Policisë shqiptare. Në operacionin e koordinuar me Prokurorinë e Përgjithshme, Europol dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, u finalizuan 12 urdhër-arreste në qytetet Medellín, Pereira dhe Cali.

Grupi kriminal transnacional “RAPHAX” akuzohet për trafikim personash me qëllim shfrytëzimin seksual në Europë. Viktimat e këtij rrjeti ishin mbi 60 gra të reja, të rekrutuar në Kolumbi dhe dërguar në vende si Shqipëri, Mali i Zi, Malta, Kroaci dhe Kosovë.

Mekanizmi i trafikimit dhe shfrytëzimit

Vajzat rekrutoheshin me premtimin e punësimit në Shqipëri me paga të larta dhe kushtet e mira në turizëm, por pasi mbërrinin në vend, i gjenin të detyruara të ushtronin prostitucion. Ato vendoseshin në kushte të ngjashme me skllavërinë moderne, me borxhe fillestare prej 5 mijë eurosh për udhëtim dhe akomodim, që ishin të pamundura për t’u shlyer.

Në rast se viktimat nuk përmbushnin detyrimet, familjarët e tyre kërcënoheshin me jetë.

Roli i anëtarëve në Shqipëri

Lukas Bentacur organizonte rekrutimin dhe menaxhimin e vajzave në Shqipëri.

Denis Berisha siguronte kushtet logjistike dhe menaxhimin e rrjetit.

Ilmar Gugashi kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku” si qendër prostitucioni për viktimat.

Një tjetër anëtar mblidhte fitimet e rrjetit dhe i transferonte nëpërmjet kriptovalutave në llogaritë e organizatorëve.

Gjithashtu, Denis Berisha kishte rol në shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

Operacioni tregon bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të grave për prostitucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.