E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohen dy skafistët shqiptarë në gomone me 1.6 ton drogë
Lajme

Identifikohen dy skafistët shqiptarë në gomone me 1.6 ton drogë

Policia greke ka arrestuar deri tani 11 persona, nga të cilët 6 shqiptarë, dy italianë, dy grekë dhe 1 bullgar. Operacioni është zhvilluar pas kapjes së një gomoneje me 1.6 ton drogë, e nisur nga Shqipëria.

Sikundër raportohet, skafi drejtohej nga 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian.

Njëri nga skafistët është identifikuar si A. B., 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh, raporton BW.

Rreth orës 21.00 policia greke ka zhvilluar nje operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim ne Mikono, S.K.

Policia greke në një  deklarate zyrtare ka dhënë detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria.

Mediat greke zbardhin pamjet e operacionit që u finalizua me kapjen e gomones me 2 tonë droge, për të cilën thonë se vinte nga Himara. Gjatë aksionit për kapjen e saj ka mbetur i plagosur një skafist.

Media greke Zougla, e quan këtë operacion si më të madhin në historine e rojes bregdetare greke”.

Mesohet se gomonia është 12 metra e gjatë dhe sipas mediave të Korfuzit është nisur nga jugu i Himarës. Sipas policise greke, ajo kishte itinerar Shqipëri-Greqi-Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.