Identifikohet autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër
Vritet Armando Pali, plagoset Erogen Vaso dhe një kamarier
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sërish Shkodrën. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ngjitur me godinën e Bashkisë Shkodër, ku është qëlluar me breshëri plumbash . Viktimë ka mbetur Armando Pali, ndërsa i plagosur është Erogen Vaso, i njohur edhe me emrin Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasjeje.
Erogen Brajoviç, i njohur gjithashtu si Erogen Vaso, është një figurë e njohur në Shkodër për lidhjet e tij me grupe kriminale dhe përfshirjen në politikën lokale. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007, ai u akuzua për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Pas kësaj akuze, ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule, dhe më vonë është bërë pjesë e Partisë Socialiste. Në vitin 2018, ai u arrestua gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit në Shkodër, ku u cilësua si një nga “elementët me rrezikshmëri shoqërore të lartë” dhe anëtar i grupeve kriminale aktive në këtë territor. Gjatë hetimeve, u zbuluan lidhje të tij me figura të njohura politike dhe të policisë, duke përfshirë foto me deputetin socialist Luan Harusha dhe shefa të komisariatit të Shkodrës. Megjithatë, motra e tij, Borana Spiro, ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se Erogeni është një person i qetë dhe nuk është përfshirë në aktivitete kriminale. Në vitin 2023, ai shpalli kandidaturën për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, por nuk arriti të fitonte.
Një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Dyshohet se shënjestra ishte Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur. Viktima ish anëtar i këshillit bashkiak të qytetit.
Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Armando Pali, viktima e atentatit ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



