Del foto Rakip Gilës, autori i masakrës në Shkodër
Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, dyshohet se është autori i ngjarjes që la pas dy viktima dhe dy të plagosur në një lokal pranë Bashkisë së qytetit.
Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër. Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, i cili ekzekutoi në vitin 2020 Gjin Ndojin allias Gjin Boriçi në Vaun e Dejës, me urdhër të Behar Bajrit. Ekzekutimin e shokut të tij Ndoj, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.
Burime policore bëjnë me dije se Gila kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte arrestuar më 6 dhjetor 2023 për posedim armësh dhe mjete të rrezikshme. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestruar një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke, elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për kryerjen e ngjarjeve kriminale.
Mëngjesin e sotëm, Gila hapi zjarr në lokalin pranë Bashkisë së Shkodrës. Nga të shtënat mbetën të vrarë Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, dhe Geridon Kraja, i njohur si badigardi i Erogen Vaso (Brajoviç). Ndërkohë, u plagosën Erogen Vaso (Brajoviç) dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivet e atentatit, ndërkohë që autoritetet po analizojnë edhe lidhjen e Gila me ngjarjet kriminale të mëparshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



