E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I“forti” i Shkodrës njihet sot me vendimin belg. Sekuestro pronave
Lajme

I“forti” i Shkodrës njihet sot me vendimin belg. Sekuestro pronave

Safet Bajri, i “forti” i Shkodres dhe nder me te kerkuarit per llogari te drejtesise belge pritet te njihet me vendimin e dhënë në Belgjikë, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

 

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.

Burime për mediatike bëjnë me dije se Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.

Nderkohe “Panorama” shkruan sot se kumbari shqiptar, i liruar gabimisht nga gjykata belge”, ky ishte titulli i një artikulli të publikuar në korrik të një viti më parë. E përditshmja belge “dhnet.be” raportonte se si Safet Bajri u deportua në Shqipëri për shkak të një gabimi teknik të gjykatës belge.

“Gabimi qëndron në faktin se Apeli e dënoi me 9 vite burg, por nuk urdhëroi arrestimin e tij, por deportimin në Shqipëri dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit u paguan nga Belgjika”, raportonte media belge asokohe, duke shtuar se pas deportimit, Bajri shijonte lirinë në fshatin Dobraç të Shkodrës.

Por, tashmë autoritet belge janë vënë sërish në ndjekje të tij. Më 1 maj të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Brukselit, Yvan Mayer, përgëzoi aksionin e Policisë që çoi në arrestimin e Bajrit dhe çmontimin e organizatës së tij kriminale, duke e cilësuar Safet Bajrin si “Godfather-in” (Kumbarin) e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.