E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikona e Botërorit i ‘Italia ‘90’ Salvatore Schillaci, dorëzohet para sëmundjes së rëndë
Lajme

Ikona e Botërorit i ‘Italia ‘90’ Salvatore Schillaci, dorëzohet para sëmundjes së rëndë

Salvatore Schillaci nuk ia del. Golashënuesi më i mirë i Botërorit “Italoa ‘90” ka ndërruar jetë në spitalin e Palermos ku ishte shtruar për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.

Sëmundja e rëndë e kancerit fatkeqësisht e mposhti “Toton”, që prej disa ditësh kiste mbajtur në ankth një komb të tërë.

Një ikonë e futbollit që mundi të pushtonte të gjithë në netët magjike të “Italia ’90”. Nëse thua Schillaci, thua Kupa e Botës. Një kombinim i pandashëm, që bashkoi një vend të tërë.

I lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, u rrit si futbollist në fushat e lagjes së klasës punëtore të San Giovanni Apostolo dhe në ekipet e të rinjve të AMAT Palermo, më pas në 1982 u transferua në Mesina. Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh.

Një katapultim që e çoi tek Juvja në vitin 1989, në ekipin kombëtar në 1990 dhe më pas tek Interi në vitin 1992 dhe në fund në 1994, tek Júbilo Iwata, në Japoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.