E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta: S’do bëj pushime, do jem në aksion
Publik News

Ilir Meta: S’do bëj pushime, do jem në aksion

Doganat po shkojnë në zero, mediat po intimidohen

presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai do të vijojë aksionin politik të nisur sot me Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Duke folur në emisionin ‘Open’ në News 24, Meta vuri në dukje se në një situatë ku doganat po shkojnë në zero, një rrugë është 6 herë më shtrenjtë se në Serbi dhe ku po intimidohen mediat, gazetarët dhe pronarët e tyre, sipas tij duhet vijuar aksioni politik pa bërë asnjë ditë pushim

Z. Meta ju tani do të nisni aksionin tuaj në shtator, do të merrni dhe pushimet apo jo?

Ilir Meta: Unë s’do kem pushime, pushime ndoshta do të bëni ju. Unë do të jem në aksion se do luftojmë edhe për lirinë e mediave, është urgjente, ashtu siç thonë edhe raportet e OSBE-së për mediat që të ndalohet intimidimi i gazetarëve dhe pronarëve. Ndërkohë që doganat po shkojnë zero, 6 herë një rrugë më e shtrenjtë se na Serbi. Prandaj Serbia i ka treguesit më të mirë se sa Shqipëria. Ja këtu është alternativa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.