E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta thirrje të fuqishme popullit: Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike
Publik News

Ilir Meta thirrje të fuqishme popullit: Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike

Presidenti Ilir Meta tha se i ka bërë të gjitha përpjekjet për një dialog mes opozitës dhe mazhorancës, por që nuk dhanë rezultat.

Ndaj kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “360 gradë”, i bëri thirrje popullit që të ngrihet në këmbë dhe të detyrojë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum si e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës.

Ja ku jemi në këtë situatë, në këtë derexhe prandaj kam ardhur në këtë pozicion që si presidenti duhet ti them diçka njerëzve ore çfarë do të bëhet në këtë vend, kjo nuk shkon, si ta zgjidhim këtë. Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike. Po patët shpresa do prisni edhe 2000 vjet. Rruga është që të gjithë të ngrihemi në këmbë, të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum dhe të shkojmë drejt referendumeve. Kaq.”, tha presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.