E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Shtufi i ,Nova’ dëshmoi në SPAK për Unazën e Madhe
Flash

Ilir Shtufi i ,Nova’ dëshmoi në SPAK për Unazën e Madhe

Ai rrëfen bashkëpunimin me “Euroteorema Peqin” dhe takimin Vis Berberin

Ilir Shtufi, pronar i kompanisë Nova, ka dëshmuar më 8 dhjetor 2025 pranë SPAK në kuadër të hetimeve për tenderin e Lotit 4 të Unaza e Madhe e Tiranës, ku dyshohet për paracaktim nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Gjatë dëshmisë, Shtufi ka shpjeguar rrethanat e bashkëpunimit me kompaninë Euroteorema Peqin, duke theksuar se fillimisht kishte hezituar për shkak të kërkesave të saj për marrjen e mazhorancës së punimeve. Sipas tij, vendimi për të vijuar bashkëpunimin u mor pas një takimi me Evis Berberi, titullarin e autoritetit kontraktor për tenderin, pas së cilit u finalizua marrëveshja me “Euroteorema Peqin”.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka ushtruar kontroll personal ndaj Shtufit, si edhe kontrolle në banesën dhe zyrën e tij. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se këto veprime janë pjesë e procedurës standarde për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e elementëve të mundshëm të dyshimtë që lidhen me procedurën e prokurimit.

Ilir Shtufi njihet gjithashtu si ndërtues i shumëkatëshit “Mali i Tiranës” dhe për lidhjet e tij me Shkëlzen Berisha, djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Aktualisht, Shkëlzen Berisha jeton me qira në një vilë në pronësi të Shtufit, e vendosur në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” në Tiranë, element që po verifikohet në kuadër të hetimit për çdo lidhje të mundshme personale apo biznesore.

Hetimi i SPAK vijon, ndërsa në fokus të autoriteteve mbeten procedurat e ndjekura në tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe, si dhe çdo ndikim i mundshëm i marrëdhënieve mes palëve në dhënien e kontratës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.