E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Suli: Nuk kërkojmë qiqra në hell, duam thjesht të jetojmë me dinjitet!
Lajme

Ilir Suli: Nuk kërkojmë qiqra në hell, duam thjesht të jetojmë me dinjitet!

Ish-peshëngritësi kampion që rekruton ushtarët e rinj

Sot është larg imazhit të nënkampionit të Europës në vitin 2000. Prej shkurtit të vitit të shkuar punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ushtarëve të rinj. “Janë çuna të rinj me pagesë në zona të Tiranës. Nuk është ndonjë punë e lodhshme”.

Me ish-kolegët nuk mban kontakte. Edhe pse ishte një ndër sportistët më të famshëm në vend, me rekorde të vendosura dhe medalje të fituara. “U bëra ca kohë që jam shkëputur. Thjesht jam mbyllur në atë kafazin tim këtu. Kur u largova thjesht merrnim frymë. Nuk u mora me asgjë”.

Që pas mbylljes së karrierës si sportist deri në nisjen e punës në ministri, kaluan 10 vjet.

“Thjesht merrja frymë, çfarë mund të bëjë njeriu. S’u mora me asgjë”, thotë Suli për Euronews Albania.

Tashmë zhvillimet në sportin shqiptar i sheh nga jashtë, por jo pa keqardhje. “Të flisja për veten time do e nxije komplet. E vërteta është se për sportin kanë bërë fusha, pagesa të mira.

Shpërblime të mira. Çunat besoj janë të kënaqur. Nuk kërkojmë qiqra në hell. Thjesht të jetojmë me dinjitet. Unë nuk bëj mbrapa por megjithatë shoh dritë në fund të tunelit”.

Por a fitohet jetesa në Shqipëri si sportist elitar?

“Unë kam marrë gjatë me të gjitha medaljeve nga shteti dhe sponsorat rreth 70 milionë. Të jepnin medaljen dhe asgjë tjetër. Të jepnin edhe një çantë dhe një bluzë. Kur merr pjesë në një garë nderon flamurin. Shtetit pastaj duhet të shpërblej”, thotë ish-peshëngritësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.