Inceneratorët në Prokurori, Presidenti: Kjo çështje duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë!
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë se çështja e inceneratorëve e denoncuar nga Partia Demokratike, duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë pasi në këto momente të krizës në vend, “çdo qindarkë publike” siç u shpreh, duhet të përqëndrohet në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të personelit shëndetësor dhe të familjeve në nevojë.
I pyetur nga gazetarët në konferencën javore për shtyp se çfarë mendimi ka ai për aferën e inceneratorëve, që e ka ngritur Partia Demokratike me forcë, Meta tha:
Kjo është një çështje mjaft serioze, duket qartë dhe me sa di unë qartë dhe po hetohet nga Prokuroria dhe duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë. Po hetohet edhe nga mediat që kanë bërë disa investigime.
Është me shumë rëndësi në këtë situatë kur ekonomia është përkeqësuar dhe pasojat janë serioze për ekonomitë e familjeve shqiptare dhe është shumë e rëndësishme që prioriteti i çdo qindarke publike të jetë i përqëndruar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të personelit shëndetësor dhe familjeve në nevojë që kjo situatë të kalojë sa më pak pasoja për familjet shqiptare.”
Presidenti Ilir Meta ka arshpërsuar tonet në konferencën e sotme për gazetarët. Madje edhe ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse zoti Basha bën rolin e Presidentit. A e shikoni si mesazh të Bashës se po futeni në territorin e tij?”, ishte pyetja që i bëri gazetarja Metës, ndërsa ky i fundit e ndërpreu dhe ngriti tonet.
“Mbrojtja e Kushtetuës nuk është territor i askujt por detyrë e Presidentit të Republikës. Presidenti është Komandant i Forcave të Armatosura dhe ushtar i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo politikani dhe cdo qytetari.
Ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipëisë do e marrin përgjigjen atje ku nuk iu shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu për të na bërë një vend gaz i botës.
Atij zotësirsë (I drejtohet Bashës) i them përpiqur të bësh aq sa bëri Izet Bekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë komb nuk e merr peng askush më, nën këtë qiell e mbi këtë tokë”, tha Meta, dhe mbylli konferencën duke mos pranuar më pyetje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



