Inceneratori i Tiranës nuk bën proceset/ Po vjedh qindra milionë euro
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Abi Malltezi, ka denoncuar vjedhjen që po bëhet me incenerimin e plehrave.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Malltezi thotë se inceneratori i Tiranës nuk po bën proceset e premtuara, si ndarja e plehrave, riciklimi, ripërpunimi dhe inkapsulmi.
Ai deklaron se inkapsulimi në landfillin e Sharrës bëhej normal deri në 2018 dhe kushtonte vetëm 12 €/ton, ndërsa pretendon se vitet e fundit nuk bëhet dhe po vidhen qindra milionë euro.
“1 foto mjafton për akuzën ndaj Ramën dhe Veliaj për vjedhje dhe mashtrim Parlamentit nën betim!
Kanë vjedhur mbi 120 milionë € deri tani (duan edhe 300 milionë të tjera) dhe nuk ka inceneratorë! Nën betim deklaruan se ndihet gjithë zinxhiri i trajtimit të mbetjeve me ndarjen, riciklimin, ripërpunimin, (incenerimin kur të na mbajë bari) dhe në fund inkapsulmin në landfill! Video e djeshme dhe kjo foto tregon thjeshtë e qartë sesi nuk bëhet asnjë nga proceset që na garantuan Rama-Veliaj! A ka përgjegjësi penale apo jo kur e bëjnë kukullat e Soros?
Inkapsulimi në landfill bëhej normal deri në 2018 dhe kushtonte veç 12 €/ton! Po këto 3 vite pse paguan 29 €/ton? Mes kujt po vidhen qindra milionë €?”, shkruan Malltezi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



