E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Incidenti, qytetari provokon Mitsotakis: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Lajme

Incidenti, qytetari provokon Mitsotakis: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Por disa qytetarë të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri (Fredi Beleri)

🎥Shiko Videon

Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga Ai përpara se të ndërronte jetë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka mbërritur i pari në ceremoni, ka lëvizur letrat e protokollit të vendosura në karrige dhe është ulur në qendër të rreshtit, një vend i rezervuar për personalitete të huaja dhe trupin diplomatik, përfshirë edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Mesa duket Berisha ka dashur të takohet me diplomatët dhe kryeministrin grek gjë që ka shkaktuar kaos ne protokoll.

Organizatorët janë përpjekur të menaxhojnë situatën pa e bërë të dukshme për të pranishmit, por incidenti ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.