E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indonezi/Bilanci i viktimave nga cunami e tërmetet, shkon në 408 numri i të vdekurve
Bota

Indonezi/Bilanci i viktimave nga cunami e tërmetet, shkon në 408 numri i të vdekurve

Thellohet bilanci i tragjedisë së Indonezisë, e prekur nga cunami dhe tërmeti, ku deri më tani numërohen të paktën 408 të vdekur.

Pjesa qendrore e ishullit Sulawesi, u godit nga dy tërmete me magnitutë 6.1 dhe 7.5 menjëherë pas cunamit, i cili shkatërroi çdo gjë.

Mediat e huaja raportojnë se në brigje kanë mbërritur kufomat, ndërsa mendohet se bilanci për fat të keq mund të rritet pasi ka ende persona të shpallur të humbur.

Autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë.

_103632100_049647101-1_103632678_sulawesi_palu_earthquake_ws_640-3x-nc.png_103629847_roaroahotel_grantdotulong1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.