Infektohet me koronavirus aktorja indiane Sadna në serialin ‘Bidai’ që bëri gjithë shqiptarët të qajnë para televizorit
Aktorja indiane Sara Khan, e njohur gjerësisht për rolin e saj si Sadna në serialin ‘Bidai’, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja përmes llogarisë së saj në Instagram.
Sara tregon se tashmë ndodhet në izolim në shtëpinë e saj. Ajo thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtim në kushte shtëpie.
“Fatkeqësisht, sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”,- ka shkruar ajo.
Miqtë, fansat dhe të afërmit i kanë uruar shërim të shpejtë aktores.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





