E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Instalimi i kamerave në PD pas incidentit me shkelmimin e derës, komisioni i Rithemelimit: Dëshmi e vetmisë dhe paranojës
Lajme

Instalimi i kamerave në PD pas incidentit me shkelmimin e derës, komisioni i Rithemelimit: Dëshmi e vetmisë dhe paranojës

Komisioni i Rithemelimit te PD ka reaguar pas lajmit se ne ambientet e jashtme te Partise Demokratike po instalohen kamerat, pak ore pas incidenteve te ndodhura nga mbeshtetes te Sali Berishes.

Ne nje reagim per mediat, komisioni thote se “shnderrimi i shtepise se lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrigethyerin qe ka humbur arsyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor”.

Deklarate – Komisioni i Rithemelimit te PD

Deputeti Basha, pas karriges, dita-dites po humbet dhe arsyen!

Frika nga perballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan per shkarkimin e tij ne dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja.

Shnderrimi i shtepise se lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrigethyerin qe ka humbur arsyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne te interes te ish-qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.