E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Institucione të FALIMENTUARA, ku ABSURDJA  është bërë NORMË në këtë vend
Lajme

Institucione të FALIMENTUARA, ku ABSURDJA është bërë NORMË në këtë vend

Naim Noka

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar absurdin që përjetojmë çdo ditë në këtë vend. Fiqiri Meçja babai që sapo ka kaluar një javë tmerri në spital me fëmijën e tij të plagosur, detyrohet të dalë publikisht për të ngritur alarmin mbi atë që institucionet duhej të kishin bërë tashmë: hetimin dhe ndjekjen serioze të një ngjarjeje tronditëse.

Çfarë tjetër mund të presim në një vend ku vetë përgjegjësit për sigurinë dhe drejtësinë flenë mbi dosjet e ngjarjeve më të rënda, ndërsa viktimat detyrohen të bëjnë punën e policit, OPGJ dhe prokurorit ?

Ngjarje të tilla janë një reflektim i një sistemi të kalbur deri në palcë. Dy fëmijë goditen me thikë dhe institucionet që duhet të veprojnë me shpejtësi dhe seriozitet janë të paralizuara.

Një javë e tërë ka kaluar dhe, në vend që të kishim një raport të detajuar dhe veprime konkrete, policia dhe prokuroria ngatërrohen në rrjetën e paaftësisë dhe indiferencës.

A është ky një vend që funksionon?
Jo, është një vend ku institucionet janë thjesht fasadë, një teatër i lodhur ku aktorët nuk dinë as të improvizojnë.

Kur një ngjarje e tillë, që ndodhet nën vëzhgimin e opinionit publik, trajtohet me këtë nivel skandaloz neglizhence, çfarë mund të presim për ato raste që kalojnë në heshtje? Ato ngjarje që nuk arrijnë të kapin kamerat dhe titujt e portaleve?
Kjo mungesë transparence dhe përgjegjësie është e frikshme. Në një vend ku drejtësia dhe e vërteta janë të përhershme pengje të interesave të errëta, çdo ngjarje bëhet një teatër manipulimi.

Të detyrohesh të nisësh hetimin nga e para për shkak të presionit të medias, ndërsa dëshmitarët flasin në çdo ekran televizioni, është një tallje me viktimat dhe një fyerje për inteligjencën e qytetarëve.

Çfarë duhet të ndodhë më shumë që institucionet të reagojnë me përgjegjësi? Kur vetë prindërit janë të detyruar të marrin rolin e hetuesve dhe të tregojnë autorët e thikave në media live, atëherë çfarë kuptimi ka ekzistenca e  e poilicisë dhe prokurorisë ?

Kjo është një krizë e thellë që kërkon përgjigje të menjëhershme. Por si mund të shpresojmë për ndryshim kur vetë sistemi është ndërtuar mbi paaftësinë dhe korrupsionin?

Në këtë vend, e vërteta është gjithmonë viktima e parë, dhe shpresa për drejtësi bëhet gjithnjë e më e largët. Nëse sot ndodh kjo me një rast të ndjekur live nga mediat, nesër mund të jetë çdokush tjetër, në heshtjen e një sistemi që nuk funksionon.

Ky absurd duhet të marrë fund. Thikat në trupin e Martinit dhe Luisit kërkojnë  drejtësi dhe përgjegjësi absolute ndryshe do ta na godasin të gjithëve një ditë jo shumë larg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.