Stef BlokNga Gjermania kryeministri shqiptar la të nënkuptohet se vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Krahas Berlinit sërish është Haga që nëpërmjet një qendrimi zyrtar u prenë shpresat shqiptarëve. Letra që veçon Shkupin nga Tirana që të hapë negociatat në muajin dhjetor është shkruar nga ministri i jashtem Stef Blok.
“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi.”, shkruan Stef Blok.
Stef Blok është i qartë në problemet që po has vendi ynë. “Siç tregojnë konkluzionet paraprake çdo vendim pozitiv mbi mbajtjen e Konferences së parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të varet nga progresi në terren, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demostrimi i një historiku konkret me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.”,shprehet ai.
Përparim i mëtejshëm pritet po ashtu në miratimin dhe zbatimin praktik të reformës zgjedhore dhe funksionimin te Gjykatës Kushtetuese. Vendimmarrja në përputhje me metodologjinë e re tani kërkon një shumicë të kualifikuar.
Kjo sipas qeverise hollandeze thjeshton vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve në proces negociatash pasi tashmë procesi i zgjerimit është i kthyeshëm. Qeveria hollandeze dëshiron që asnjë kapitull të mos mbyllet para se të përmbushet udhërrëfyesi për sundimin e ligjit.



