E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interpelanca për vrasjen e Martin Canit, Manastirliu-Zhupës: Kanosja me fjalë, shembulli më i keq që mund të japim
Lajme

Interpelanca për vrasjen e Martin Canit, Manastirliu-Zhupës: Kanosja me fjalë, shembulli më i keq që mund të japim

Ka nisur interpelanca e thirrur nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Manastirliu iu drejtua deputetes demokrate se mënyra se si po e trajtojnë këtë ccështje, tregom se nuk ka ndjeshmëri për një ngjarje kaq tragjike, ndërsa e “akuzoi” se gjithçka po e përdor për “karrige”.

“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar.
Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige.
Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim.
Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”,
tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.